Për profesionistët e shëndetit
ZombieMD, pjesa për profesionistët e shëndetit, i drejtohet profesionistëve mjekësorë të licensuar. ZombieMD nuk urdhëron e as nuk mbështetë përdorimin e asnjë bari apo terapie, të paraqitur brenda publikimeve, si dhe nuk diagnostikon pacientë. Si profesionist mjekësor, ju keni përgjegjësi të plotë për kujdesin dhe trajtimin e pacientëve, si dhe ju duhet të përdorni gjykimin klinik dhe ekspertizën tuaj gjatë përdorimit të produkteve.
Kjo përmbajtje nuk ka për qëllim të mbulojë çdo diagnozë të mundshme, trajtim, ndjekje, mjekim dhe kundërindikacion apo efekt anësor. Për më tepër, meqenëse praktikat dhe standardet në mjekësi ndryshojnë në varësi të publikimit të të dhënave, ju duhet të merrni informacion nga burime të ndryshme. Ne rekomandojmë fuqishëm që ju, në mënyrë të pavarur, të verifikoni një diagnozë specifike, trajtimet e ndjekjet, si dhe të siguroheni për kushtet e pacientit tuaj në regjionin që ndodheni. Përveç kësaj, në lidhje me mjekimin e përshkruar në recetë, ju këshillojmë të kontrolloni informacionin në fletën e barit, që i bashkëngjitet çdo bari, për të verifikuar kushtet e përdorimit dhe identifikuar çdo ndryshim të skemës së dozimit apo të kundërindikacioneve, veçanërisht nëse bari që do të administrohet është i ri, përdoret rrallë apo ka një dritare të ngushtë terapeutike. Ju duhet të kontrolloni gjithmonë nëse barnat e referuara janë të licensuara për përdorim specifik dhe në doza specifike në regjionin tuaj.
Informacioni i përfshirë në ZombieMD ofrohet “siç është” , pa asnjë përfaqësim, kusht apo garanci që është i saktë, i përditësuar dhe pa gabime drejtshkrimore. ZombieMD dhe bashkëpunëtorët nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë aspekt të diagnozës dhe trajtimit, të administruar te çdo pacient me ndihmën e këtij informacioni. ZombieMD dhe bashkëpunëtorët nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj dëmtimeve që mund të rrjedhin prej përmbajtjes.
Nëse informacioni i ZombieMD është përkthyer në ndonjë gjuhë të huaj, ZombieMD nuk garanton saktësinë dhe besueshmërinë e përkthimeve dhe përmbajtjeve të ofruara nga palët e treta (përfshirë, por jo të kufizuar, rregullat lokale, udhërrëfyesit klinik, terminologjinë, emrat e barit dhe dozat e barit). ZombieMD nuk është përgjegjës për asnjë gabim që shkaktohet si pasojë e përkthimit apo përshtatjes.
Për publikun
Nëse vizitoni dhe përdorni ZombieMD, pjesa për publikun, si dhe merrni informacion nga përmbajtja e ZombieMD apo nga çdo shërbim online, të disponueshëm përmes ZombieMD, përfshirë ndërlidhjet e faqeve, ju pranoni të miratoni termat dhe kushtet. Nëse nuk pajtoheni me Termat, mos e përdorni këtë faqe!
Informacioni në ZombiMD publikohet periodikisht, pa numër apo kohë publikimesh të përcaktuar. Duhet të jeni të vetëdijshëm që informacioni i publikuar në ZombieMD ose në çdo faqe tjetër interneti, që mund të përqaset nëpërmjet ZombiMD, mund të mos jetë i plotë, i saktë apo i përditësuar. Mund të ketë informacione të tjera më të reja, që mund të gjendjen me metoda të tjera. Informacioni i paraqitur mund të mos pasqyrojë gjendjen e vërtetë të situatës në çdo kohë të dhënë. Për arsye të ndryshme mund të ketë vonesa të konsiderueshme para përditësimit të një informacioni të caktuar.
Asnjë njeri nuk duhet të veprojë ose të mos veprojë, duke u bazuar në përmbajtjen e ofruar në ZombieMD. Materialet nga ZombieMD kanë si qëllim vetëm informimin e përgjithshëm. Përmbajtja nuk ka për qëllim të zëvendësojë këshillën mjekësore profesionale, diagnozën dhe trajtimin, si dhe nuk është e përgatitur specifikisht për një pacient apo sëmundje të veçantë. Informacioni në ZombieMD duhet diskutuar me mjekun tuaj, para se të merret ndonjë vendim apo veprim i bazuar në këtë përmbajtje. Gjithmonë kërkoni këshillë nga mjeku juaj në shtetin tuaj, në lidhje me çdo problem mjekësor që mund të keni. Mos shpërfillni këshillën mjekësore profesionale, si dhe mos vononi në kërkimin e një këshille të tillë për shkak të faktit që mund ta keni lexuar në ZombieMD.
Ju pranoni të gjithë rrezikun dhe përgjegjësinë për humbjet, dëmtimet, kostot dhe pasojat e tjera, që mund të vijnë si pasojë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë nga përdorimi i ZombiMD apo çdo faqeje interneti të ndërlidhur me ZombieMD.
ZombieMD mund të ndryshojë ose ndërpresë veçoritë e faqes, si dhe përmbajtjen ose një pjesë të përmbajtjes, në çdo kohë dhe pa lajmërim paraprak, si dhe në fshehtësi të plotë. Nëse vazhdoni të përdorni ZombieMD pas datës së ndryshimeve, ju supozohet se paraprakisht keni pranuar ndryshimet e tilla.
