Politikat e faqes

  1. Termat dhe kushtet për profesionistët e shëndetit
  2. Termat dhe kushtet për publikun/pacientin
  3. Politikat e reklamimit

1. Termat dhe kushtet për profesionistët e shëndetit

ZombieMD, pjesa për profesionistët e shëndetit, i drejtohet profesionistëve mjekësorë të licensuar. ZombieMD nuk urdhëron e as nuk mbështetë përdorimin e asnjë bari apo terapie, të paraqitur brenda publikimeve, si dhe nuk diagnostikon pacientë. Si profesionist mjekësor, ju keni përgjegjësi të plotë për kujdesin dhe trajtimin e pacientëve, si dhe ju duhet të përdorni gjykimin klinik dhe ekspertizën tuaj gjatë përdorimit të produkteve.

Kjo përmbajtje nuk ka për qëllim të mbulojë çdo diagnozë, trajtim, ndjekje, mjekim dhe kundërindikacion apo efekt anësor të mundshëm. Për më tepër, meqenëse  praktikat dhe standardet në mjekësi ndryshojnë në varësi të publikimit të të dhënave, ju duhet të këshilloheni nga burime të ndryshme. Ne rekomandojmë fuqishëm që ju, në mënyrë të pavarur, të verifikoni një diagnozë specifike, trajtimet e ndjekjet, si dhe të siguroheni për kushtet e pacientit tuaj në regjionin ku ndodheni. Përveç kësaj, në lidhje me mjekimin e përshkruar në recetë, ju këshillojmë të kontrolloni informacionin në fletën e barit, që i bashkëngjitet çdo bari, për të verifikuar kushtet e përdorimit dhe identifikuar çdo ndryshim të skemës së dozimit apo të kundërindikacioneve, veçanërisht nëse bari që do të administrohet është i ri, përdoret rrallë apo ka një dritare të ngushtë terapeutike. Ju duhet të kontrolloni gjithmonë nëse barnat e referuara janë të licensuara për përdorim specifik dhe në doza specifike në regjionin tuaj.

Informacioni i përfshirë në ZombieMD ofrohet “siç është” , pa asnjë përfaqësim, kusht apo garanci që është i saktë, i përditësuar dhe pa gabime drejtshkrimore. ZombieMD dhe bashkëpunëtorët nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë aspekt të trajtimit, të administruar te çdo pacient me ndihmën e këtij informacioni. ZombieMD dhe bashkëpunëtorët nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj dëmtimeve që mund të rrjedhin prej përmbajtjes.

Nëse informacioni i ZombieMD është përkthyer në ndonjë gjuhë të huaj, ZombieMD nuk garanton saktësinë dhe besueshmërinë e përkthimeve dhe përmbajtjeve të ofruara nga palët e treta (përfshirë, por jo të kufizuar, rregullat lokale, udhërrëfyesit klinik, terminologjinë, emrat e barit dhe dozat e barit). ZombieMD nuk është përgjegjës për asnjë gabim që shkaktohet si pasojë e përkthimit apo përshtatjes.

2. Termat dhe kushtet për publikun/pacientin

Nëse vizitoni dhe lexoni ZombieMD, si dhe merrni informacion nga përmbajtja e ZombieMD apo nga çdo shërbim online, të disponueshëm përmes ZombieMD, përfshirë ndërlidhjet e faqeve, ju pranoni të miratoni termat dhe kushtet. Nëse nuk pajtoheni me Termat, mos e përdorni këtë faqe!

Informacioni në ZombiMD publikohet periodikisht, pa numër apo kohë publikimesh të përcaktuar. Duhet të jeni të vetëdijshëm që informacioni i publikuar në ZombieMD ose në çdo faqe tjetër interneti, që mund të përqaset nëpërmjet ZombiMD, mund të mos jetë i plotë, i saktë apo i përditësuar. Mund të ketë informacione të tjera më të reja, që mund të gjendjen me metoda të tjera. Informacioni i paraqitur mund të mos pasqyrojë gjendjen e vërtetë të situatës në çdo kohë të dhënë. Për arsye të ndryshme mund të ketë vonesa të konsiderueshme para përditësimit të një informacioni të caktuar.

Asnjë njeri nuk duhet të veprojë ose të mos veprojë, duke u bazuar në përmbajtjen e ofruar në ZombieMD. Materialet nga ZombieMD kanë si qëllim vetëm informimin e përgjithshëm. Përmbajtja nuk ka për qëllim të zëvendësojë këshillën mjekësore profesionale, diagnozën dhe trajtimin, si dhe nuk është e përgatitur specifikisht për një pacient apo sëmundje të veçantë. Informacioni në ZombieMD duhet diskutuar me mjekun tuaj, para se të merret ndonjë vendim apo veprim i bazuar në këtë përmbajtje. Gjithmonë kërkoni këshillë nga mjeku juaj në shtetin tuaj, në lidhje me çdo problem mjekësor që mund të keni. Mos shpërfillni këshillën mjekësore profesionale, si dhe mos vononi në kërkimin e një këshille të tillë për shkak të faktit që mund ta keni lexuar në ZombieMD.

Ju pranoni të gjithë rrezikun dhe përgjegjësinë për humbjet, dëmtimet, kostot dhe pasojat e tjera, që mund të vijnë si pasojë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë nga përdorimi i ZombiMD apo çdo faqeje interneti të ndërlidhur me ZombieMD.

ZombieMD mund të ndryshojë ose ndërpresë veçoritë e faqes, si dhe përmbajtjen ose një pjesë të përmbajtjes, në çdo kohë dhe pa lajmërim paraprak, si dhe në fshehtësi të plotë. Nëse vazhdoni të përdorni ZombieMD pas datës së ndryshimeve, ju supozohet se paraprakisht keni pranuar ndryshimet e tilla.

3. Politikat e reklamimit

Misioni i ZombieMD është ofrimi i informacionit sa më të përditësuar, saktë dhe besueshëm rreth shëndetit. Për të mbështetur këtë mision, ZombieMD pranon reklamimin në faqen e vet, si dhe shet produktet përmes faqes së vet apo faqeve të palëve të treta. ZombieMD pranon financimet nga reklamuesit dhe sponsorët. Qëllimi i kësaj politike është dallimi i qartë ndërmjet reklamuesit dhe përmbajtjes së pavarur.

a) Ne nuk mbështesin produktet, shërbimet apo kompanitë

ZombieMD nuk ka vlerësuar produktet dhe shërbimet e reklamuara në faqe. Fakti që disa produkte dhe shërbime reklamohen në  ZombieMD, nuk do të thotë që ZombieMD mbështetë këta produkte dhe shërbime.

ZombieMD ka përpiluar udhëzime se si do të etiketohen reklamit, ashtu që ju të dini se çfarë është reklamë dhe çfarë është përmbajtje e pavarur e ZombieMD. ZombieMD mund të shfrytëzojë të dhëna gjuhësore dhe pamore për të dalluar reklamat nga përmbajtja e pavarur.

b) Reklamimet

“Reklamë” ose “Sponsorizuar” janë termat që përdoren për format më të shpeshta të reklamimit në ZombieMD. Përmbajtja e reklamimit është nën kontrollin e reklamuesit. Reklamat etiketohen me fjalën “Reklamë” ose “Sponsorizuar”. Nëse klikoni në reklamë, përgjithësisht ajo ju lidh me një faqe që operohet nga reklamuesi. ZombieMD nuk ka kontroll mbi faqen e reklamuesit apo me politikat e asaj faqeje. Ju duhet të informoheni rreth kushteve të përdorimit dhe politikave të tjera të faqes së reklamuesit para se ta përdorni atë.

c) Pjesët e veçanta

ZombieMD mund të publikojë pjesë të veçanta mbi disa tema rreth shëndetit dhe stilit të jetës. Reklamuesit mund të financojnë pjesë që përmbajnë informacion të pavarur, të krijuar apo zgjedhur nga ZombieMD. Pjesa tjetër e përmbajtjes në ZombieMD mund të ofrohet nga reklamuesi ose për reklamuesin. Për t’ju informuar në përfshirjen e reklamuesit, përgjithësisht këto pjesë do të emërtohen “Sponsorizuar nga” ose “Mbështetur nga”. Ndonjëherë mund të përdoren emërtime të tjera si: “U bë e mundur nga”, “Mbështetja u ofrua nga”, “Sillet për ju nga” reklamuesi. ZombiMD mund t’ju ofrojë edhe linkun e këtyre faqeve, për të ofruar më shumë informacion rreth përfshirjes së reklamuesit në përmbajtje. Këto pjesë të veçanta mund të përfshijnë edhe reklamime, që do të emërtohen siç u theksua më lart te “2. Reklamimet”.

ç) Nuk pranojmë disa forma të reklamimit

Për tu siguruar që reklamimi në ZombieMD është i përshtatshëm me misionin tonë në ndihmën për një jetë më të mirë, ZombieMD ka vendosur disa kufizime në llojin e reklamave që pranon.

Reklamuesit e kanë të ndaluar të vendosin reklamat që:

  • Përmbajnë deklarata të rreme apo mashtruese
  • Promovojnë produkte që janë jo të ligjshme apo shpërndaja e të cilave mund të shkelë ligjin
  • Promovojnë shitjen e fishekzjarrëve, armëve të zjarrit, municioneve apo armëve, që shkaktojnë dëmtime trupore serioze
  • Promovojnë vënie bastesh dhe kumar
  • Promovojnë pornografi

Gjithashtu, ZombieMD nuk pranon reklama që promovojnë produkte të alkoolit dhe duhanit. Megjithatë, mund të pranohen promocionet e fushatave edukative, siç janë mesazhet rreth ndërprerjes së duhanit dhe konsumimit të përgjegjshëm të alkoolit, që përputhen me përpjekjet e pastra të edukimit të konsumatorit.